Pak rreshta nga Smajl Alijaj

Po u flas si shok, si mik
Për këtë vit futbollistik
Me këto fjalë plot dashuri
Mirë se vjen sezon i ri

Ra bilbili filloi loja
Ç’më thotë zemra, më thotë goja
Superligën përshëndes
Dhe të tjerë në këtë mes
Jua priftë Zoti mbarë
Anë e kand Shqipërisë
Në 100 Vjetorin e Pavarësisë
Si gjithëkund ushton jehona,
me u gëzue n’stadiumet tona
në atë vend ku futet njiri
Me u kënaqë si ma i miri
Tifozllëk gjithkush me ba
Urtë e butë dhe jo me rrah
Me u çu në këmbë dhe me brohoritë
Herë- herë me duartrokitë.
Se kuështu more tunjatjeta
Loja ka rregullat e veta
Se po ndodh që në stadiume
me u rrahë me u ba babune
S’bahet kështu tifozlleku
Se pastaj plas horlleku
Po ju them zoja e zotëri
Se futbolli s’don trimëri
se kur ban e t’hin i keqi
e han i biri dhe dreqi
se dikush don me lanë nam
Me u rrah si kali në lamë.
Si pa të keq ka hy shejtani
se me qenë tuj lujt hajvani
nuk është mirë more babloc
me u sha me rroc e koc
Bjeri more theji kamben
atij tjetrit shaja nanen
gjuaj me fjalë e gjuaj me gurë
kjo për ne nuk asht kulturë.
Me këto fjalë fundi i fundit
t’ban me dal prej stadiumit
ky nuk asht tifozllek shqiptar
këtij i thojnë tifoz i marrë.
Janë do fjalë që s’marrin bojë
e jo me i përmend me gojë,
nuk e di a më kuptoni
fjalët e mia ndigjoni
se ju them për të mirë
nji kësaj fjale po i vë pikë,
në futboll s’ka politikë
as me kërcuy rrok e rroll
por me lujt futboll
ju bëj be për babë e nanë
se futbolli don veç kambë.
Don forcë dhe don teknikë
e me finde bukur me ikë
nuk është vend ku luhet xhol
a je i zoti me ba gol.
Ku me shans fiton xhekpoti
në futboll fiton ma i forti
Ash shoqëri, shoqëri civile
pse arbitri ban me hile
Futen njerëzit me tërbim
kur arbitri bën gabim
bën gabim dhe ja don puna
me ta pru shpirtin tek hunda
Po ju them po kam si zor
ai e fut diçka në dorë
Sa fiton këtë punë se di
dasht pa dasht jep penallti
o ofsajt futet si bryll
me lehtësi bane golin qyl
dhe arbitri za nuk ban
gjoja se nuk pava gja.
Dhe shikuesit i tërbon
për fitoren që s’meriton
e kështu more pasha besën
si pa t’keq sjellin ngatërresën
Qe na bani padrejtësia
s’ka ça i ban as policia
na ka tretë pak terezija
faj ka boll ekonomia.
në stadiume diku tresim
shohim lojën, kalojmë stresin
dhe kur hilja turfullon
në futboll sikur nuk shkon
po kështu u dashka loja
deri sa të thahet goja.
Ju përshëndes në gëzimin tuaj
të gjithë si jemi me një gojë ujë
e mbas lojës mirë me u nda
Mirë e shëndosh si vllau me vlla.