Mirel Josa vazhdon te tregoje se ka nder mend t’u jape shansin te gjithe futbollisteve te tregojne vlerat e tyre. E ka bere kete gje edhe ne miqesoren e sotme ndaj Al Ahli te fituar me rezultatin 2-1, kur ka aktivizuar plot 21 futbolliste.

I vetmi qe ka qendruar 90 minuta ne fushen e lojes ka qene portieri Kristi Qarri, nderkohe qe te tjeret jane zevendesuar te gjithe ne pjesen e dyte. Kujtojme qe prej fillimit te lojes, si titullar e kane nisur edhe Smajli, Juriç, Shehi, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Heriç, Kruja, A.Hoxhaj dhe Kaina.

Nderkohe, “Shkodra Sport” meson se ne pjesen e dyte jane aktivizuar edhe 10 futbolliste te tjere. Duke filluar nga kapiteni Gurishta e per te vazhduar me Bulatoviç, Paloka, Spahija, Marku, Boshnjaku, Çoba, Latifi, Vulaj dhe Aralica.

Duke i marr ne total te 270 minutat e miqesoreve qe Vllaznia ka zhvilluar gjate pergatitores ne Austri, konstatojme se jane aktivizuar plot 25 nga 27 lojtaret qe jane aktualisht ne stervitje.

Te vetmit qe nuk e kane prekur fushen e blerte ne ndeshjet miqesore, jane portieri i trete Entoni Shkoza dhe mesfushori Eraldo Deda i cili ka qene i demtua. Aktivizimi i kaq shume lojtareve eshte nje tregues qe Josa do te kerkoje t’i jape vemendjen e duhur çdo futbollisti qe ka ne dispozicion./SHKODRA-SPORT.COM/