Rikthimi i tij ne krye te Laçit ka habitur shumekend. Mirel Josa u pat larguar nje vit e gjysem me pare nga kjo skuader jo ne menyren e duhur, megjithate zgjodhi ta merrte serish drejtimin e saj.

Ne nje interviste per mediat e shkruara ai ka bere te ditur edhe arsyen pse e beri kete zgjedhje kur eshte shprehur:

“Puna jonë kështu e ka. Nga momenti që bëhet një largim, duhet të ndahesh mirë me njerëzit, pasi mua personalisht më ka qëlluar shumë herë si trajner që të iki nga një skuadër dhe të kthehem sërish atje.

Kjo është puna e trajnerit dhe në momentin që drejtuesit e Laçit kërkuan të bisedonin me mua, unë isha i gatshëm për ta bërë një gjë të tillë. Të jem i sinqertë, unë nuk i kam menduar fare gjërat e kaluara”.

Dhe Josa do ta nise kete debutim te dyte ne krye te Laçit pikerisht sot me sfiden qe do te luaje ndaj Tiranes ne “Selman Stermasi”./SHKODRA-SPORT.COM/