Laçi i tij u mund sot 1-3 nga Vllaznia në miqësoren e luajtur në fushën e tij, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak trajnerin Mirel Josa. Në një prononcim të dhënë për gazetën “Shkodra Sport” ai u shpreh:


– Sa ju vlejti miqësorja e sotme ndaj Vllaznisë?

Mendoj se vlejti më shumë për testin fizik të ekipit. Kemi kohë që jemi në pauzë dhe kohë që jemi me pushimet. Për mua më shumë vlejti pjesa e parë për pjesën fizike teknike të skuadrës, ndërsa pjesa e dytë kishim ndryshime dhe u munduan që të japim më të mirën.


– Gati Laçi për startin e kampionatit?

Nuk ka kohë për të thënë jemi apo jo gati. Jemi një javë para dhe gjithçka është gati.


– Prisni ndonjë lëvizje në merkato?

Nuk është se kemi bërë ndonjë lëvizje, por pres që të kthen ato lojtarë që kemi patur të dëmtuar dhe vetëm kaq për këtë merkato