Mirel Josa është zyrtarisht trajner i Besës, skuadër në Kategorinë e Parë.Ai është prezantuar pak më parë në ambientet e bashkisë Kavajë.

Mësohet se Josa ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare dhe synimi i tij dhe klubit është ngjitja në Superiore. Pjesë e prezantimit ishin edhe dy lojtarët e afirmuar si fantazisti Mentor Mazrekaj që vjen nga Struga dhe mbrojtësi Jurgen Goxhaj, i cili ka qenë pjesë e Bylisit.

Në prezantim është konfirmuar se trajneri që mbylli sezonin me Besën, Dorjan Bubeqi, do të vijojë në klub në rolin e drejtorit teknik dhe njëkohësisht përgjegjës i akademisë. Ndihmës të Josës do të jenë Fidaim Haxhiu dhe Ylli Teliti.

Siç kemi bërë të ditur, presidenti i Besës Bizhdili fillimisht kishte kontaktuar trajnerin shkodran Armando Cungu për t’ia besuar këtë detyrë dhe pas refuzimit të tij ka arritur akordin me Mirel Josën.