Mirel Josa ka folur pas barazimit 1-1 kundër Kastriotit. Trajneri i Laçit u shpreh i pakënaqur me rezultatin, ndërsa përmendi edhe sfidën me Egnatian.

Tekniku kryeqytetas e tha hapur se këta janë lojtarët që ka në dispozicion. Në fjalën e tij për Supersport, Josa deklaroi:

“Më vjen keq që nuk marrim pikët e plota, por kur fillon një ndeshje përveçse 5 minutave të para që ishin në ekuilibër, sot ishte një terren që luhej futboll. Skuadra mundi të krijojë. Konkludimet s’ishin ato që kërkonim. Më e keqja është se një skuadër që të vjen dy herë, të shënon një gol. Kjo më mërzit më shumë.

Goli i pësuar? Mund të ishte i evitueshëm. Kam kritika, normalisht me lojtarët. Akoma s’jemi kthjellëzuar. Sot humbëm 2 pikë me mënyrën se si luajtëm.

Mungesa e lojtarëve? Janë vështirësi, doja ta freskoja më shumë skuadrën sot me lojtarë që s’kanë marrë pjesë gjatë kësaj periudhe. Megjithatë këta futbollistë kemi dhe me këta lojtarë që do të vazhdojmë në të ardhmen. Këto vështirësi mund t’i kemi më vonë.

Pritshmëritë? Nuk ka problem trysnie. Ne kemi bërë ndeshje të mira më përpara. Kemi fituar ndeshje që mund të shkonin drejt barazimit, por kemi marrë ndeshje. Sot, qoftë edhe ndeshje me Egnatian sepse janë meraqet e mia, për mënyrën se si luajtëm, duhet t’i kishim marrë. S’ka problem trysnie, por problem qartësie në 30 metrat e fundit”, tha ai./newsport/