Java e 13-të e Superiores do të mbyllet sot me dy duelet që do të luhen në orën 17:00.

Skënderbeu do të presë Teutën në Korçë, teksa të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren. Korçarët renditen në vendin e 7-të dhe përkohësisht durrsakët në vendin e fundit me 2 ndeshje më pak.

Në të njëjtin orar, por në “Loro Boriçi”, Vllaznia do të përballet me Laçin. Kurbinasit vijnë si më favoritë në këtë duel edhe për shkak të renditjes, ndërsa trajneri Mirel Josa do të ketë një përballje me të kaluarën, me ish-skuadrën e tij Vllazninë.

NDESHJET

SKËNDERBEU-TEUTA 17:00

VLLAZNIA-LAÇI 17:00