Mirel Josa vazhdon te punoje ne heshtje. I vendosur prej 5 ditesh bashke me skuadren ne Pressbaum, 30 km larg Vjenes, trajneri i Vllaznise eshte mundur te injektoje idete e tij tek futbollistet qe ka ne dispozicion.
Ai eshte nga trajneret qe nuk e ka zakon te ankohet e per kete arsye, gjate gjithe kesaj periudhe qe eshte ne krye te kuqebluve ka shperndare vetem pozitivitet. Si i tille, tashme fokusi i tij eshte i perqendruar maksimalisht tek dy sfidat ndaj Universitatea te Krajoves.
E para do te luhet pas 17 ditesh ne Shkoder dhe per kete arsye, deri ate dite skuadra duhet te jete gati. Eshte ballafaqimi i pare, para tifozeve shkodrane dhe sigurisht qe nuk duhet menduar zhgenjimi.
Josa nuk pret me nga merkatoja. Ka filluar t’i beje planet me kontigjentin aktual te futbollisteve qe ka ne dispozicion dhe nga dje eshte pare i lumtur qe ka ne stervitje edhe Liridon Latifin.
Kuptohet qe forma e tij nuk eshte ajo me e mire, por gjate kesaj periudhe do te bejne me te miren qe edhe ai te jape kontributin e tij ndaj rumuneve. Per te shpresuar kuptohet deri ne fund per kualifikimin ne turin tjeter te ketij kompeticioni europian./SHKODRA-SPORT.COM/