Ka arritur te thyeje shume rekorde kombetare. Ka qene per 7 vite rresht kampione e padiskutueshme e vendit e si rrjedhoje, ka qene edhe fituese ne anketen tradicionale te “10 sportisteve me te mire” te Shqiperise, ndoshta si pakkush tjeter ne sportin e saj. Megjithate ajo eshte lene ne harrese.
Si rrjedhoje, ka qene gazeta “Shkodra Sport” e cila ka vendosur ta nderoje ate me “Çertifikate Mirenjohje” gjate ceremonise se organizuar per shpalljen e “10 Personazheve me te mire te vitit 2022”. E kemi fjalen per ish- atleten Nexhmije Bilali. Motivacioni i lexuar gjate ketij aktiviteti ka qene si me poshte:
“Gazeta “Shkodra Sport” nderon një tjetër emër të shquar të sportit shkodran dhe atij shqiptar. Bëhet fjalë për një kampione dhe rekordmene të vendit në garat e 1500 dhe 3000 metrave. Për 7 vite me rradhë ka dominuar në pistat duke qenë edhe fituese në anketën e 10 sportistëve më të mira të Shqipërisë.
Por pavarësisht këtyre rezultateve, ajo është harruar nga të gjithë institucionet dhe për këtë arsye, gazeta “Shkodra Sport” e nderon sot me këtë Çertifikatë Mirënjohje për gjithçka ka dhënë për Vllazninë zj. Nexhmije Bilali”.
Per t’ia dorezuar çmimin ne skene eshte ngjitur nje tjeter kampione e madhe, Angjelina Gurakuqi e cila ne fjalen e saj eshte shprehur ne kete menyre per kolegen e saj te pistes por edhe te jetes: “Nexhmije Bilali ka qene nder ato sportiste qe i kane bere nder Shkodres dhe Shqiperise me rezultatet e saj dhe prandaj ajo meriton çdo lloj vleresimi”.
Nderkohe vete ish- kampionia ne fjalen e saj pershendetese u shpreh: “Dua te falenderoj gazeten “Shkodra Sport” per kete vleresim qe po me ben dhe po ashtu edhe gazetarin Gjergj Kola qe u kujtua per te me rikthyer ne vemendjen e njerezve per ato arritje qe kam patur gjate karrieres time sportive”.