Gazeta “Shkodra Sport” nje nga pikat me te forta te suksesit te saj ka evidentimin dhe rikthimin ne vemendje te ish- sportisteve shkodrane te cilet ne nje menyre apo ne nje tjeter lane lene ne harrese. Pikerisht per kete arsye, nderimi i ketyre figurave ka qene edhe pjese e ceremonise se “10 Personazheve me te mire te vitit 2022”, organizuar nga gazeta jone.
I pari qe mori nje “Çertifikate Mirenjohje” ne kete ceremoni ka qene ish- futbollisti i Vllaznise se viteve ’60-’70 Rauf Çanga. Ne motivacionin e permendur me kete rast, thuhej: “Gazeta “Shkodra Sport” nderon sot një ish- futbollist të Vllaznisë së viteve ’60-’70 që kontribuoi në fitimin e disa trofeve me skuadrën shkodrane duke treguar nivel të lartë në rolin e mesfushorit.
Ka luajtur përkrah emrave të shquar të këtij brezi, duke lënë edhe ai gjurmë me lojën e tij, por pa marrë ndoshta ansjëherë vlerësimet e merituara. Pikërisht për këtë arsye, “Shkodra Sport” e nderon sot me këtë Çertifikatë Mirënjohje për gjithçka ka dhënë për Vllazninë z. Rauf Çanga”.
Per t’ia dorezuar kete çmim ne skene eshte ngjitur nje nga koleget e tij te atyre viteve, legjenda e portes Paulin Ndoja i cili e ka vleresuar se tepermi rolin e Raufit ne fitimin e tre trofeve me Vllaznine ne fillimin e viteve ’70.
Nderkohe vete protagonisti i ketij çmimi eshte shprehur: “Une dua te falenderoj organizatoret, veçanerisht gazetarin Gjergj Kola i cili po na vlereson dhe po na ben te ndihemi te rendesishem per ate çfare kemi dhene gjate karrieres tone sportive. Po behem gati 80 vjeç dhe kuptohet kur dikush kujtohet per ne, “./SHKODRA-SPORT.COM/