Në Rusi e krahasojnë me Zlatan Ibrahimovic, Ronaldo e Erling Haaland. Mirlind Daku po tregon dita-ditës se di të jetë vrastar para porte me “bomberin” e Kombëtares sonë që ka arritur të gjejë sërish rrugën e rrjetës në elitën e futbollit rus, kësaj here në sfidën e ndaj CSKA Moscoë, që skuara e tij Rubin Kazan barazoi 2-2.

Daku shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 43’-të, madje skuara e tij dyfishoi në të 52’-të me antë të Teslenko, mirëpo dalja me kartonin e kuq të Kabutov dobësoi jo pak skuadrën duke lejuar 20-vjeçarin Matvej Lukin për të barazuar shifrat në acarin e Moskës.

Falë këtij goli, 26-vjeçarin nga Gjilani ka arritur të shënojë golin e 9-të sezonal, duke qëndruar i treti në listën e golashënuesve, teksa në 16 sfidat e para ka arritur të sigurojë edhe 3 asistime. /abcnews/