Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, pas humbjes 1-3 me Partizanin, është shprehur për Supersport se Alban Hoxha, portieri i të kuqve ishte lojtari i ndeshjes, por ai beson se Vllaznia ka aftësitë për të bërë mirë, dhe do i mbështesë lojtarët e tij.
“Urime Shqipërisë për fitoren e madhe ndaj Moldavisë dhe urime për Alban Hoxhën, sepse sot ai ishte lojtari i ndeshjes, pasi ne në pjesën e dytë patëm 2 raste dhe i priti, kështu që ai ishte më i miri. Portieri im sot bëri 2 gabime, por gjithsesi ai është një portier i ri dhe unë e mbështes atë dhe të gjithë skuadrën time.
Mendoj se ndeshja ishte e barabartë. Për pjesën e parë, do të thoja që ishin 2-3 gabime nga ana e arbitrit, por kjo është loja. Për skuadrën time është një humbje e madhe. Unë ndryshova 3 lojtarë në pjesën e dytë për shkak të lodhjes.
Që në konferencën tim të parë kam thënë se 5 ndeshjet e para ishin shumë të rëndësishme. Do arrij të shoh çdo gjë në skuadrën time. Unë kam besim tek të gjithë këta lojtarë dhe të gjithëve do iu jap mundësinë për të luajtur.
Duhet të punojmë nga ana psikologjike. Dua të falenderoj edhe tifozët. Në pjesën e dytë u munduam të mbanin të njëjtin ritëm, por në fund e humbëm ndeshjen, ashtu sikurse kemi humbur edhe me Tiranën”, është shprehur Jonuz.