Një kampionat europian ëndrrash, për të treguar të gjithë klasin dhe cilësinë e tij në moshën 21-vjeçare, Jamal Musiala i Bayern nuk ka ndërmend të ndalet. Gjashtë ndeshje, 3 gola dhe 3 asiste deri tani në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet e bëjnë mesfushorin sulmues gjerman një nga lojtarët më tërheqës për klubet e mëdha.

Për momentin merkato është ë mbyllur dhe është e vështirë të besohet se në sesionin e janarit ai mund të largohet nga bavarezët, edhe për shkak të vlerësimit prej 130 milionë eruosh që ka lojtari në merkato.

Megjithatë, kontrata e Jamal Musialës me Bayern Munich zgjat deri në vitin 2026 dhe lojtari i lindur në vitin 2003 shkaktoi zhurmë me deklaratat për të ardhmen e tij në intervistën e dhënë për The Guardian:

“Unë nuk kam një plan apo diçka të tillë. Nuk përpiqem të mendoj shumë paraprakisht se ku dua të shkoj, sepse situata mund të ndryshojë nga një vit në tjetrin ose nga një muaj në tjetrin”, ka zbuluar ylli i bavarezëve.

Duke shtuar për të ardhmen e tij: “Nuk e di. Jam i hapur për gjithçka, por jam shumë i kënaqur këtu ku jam tani”.

Bayern Munich padyshim që nuk ka ndërmend ta privojë veten nga një talent i tillë. Por është e qartë se mbajtja e Musialës në Allianz Arena do të kërkojë një rritje të madhe page. Kujtojmë se për lojtarin interesohen skuadra si Real Madrid, Barcelona dhe gjigantët e Premier League./telesport/