“Të heqim dorë nga Champions League dhe të krijojmë një kampionat europian me 20 skuadrat më të mirë”.
Ky është propozimi i çmendur i presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis.
Numri një i napolitanëve, në fakt, ëndërron “një kampionat me vajtje-ardhje. Ndeshjet do të luhen të mërkurën dhe të enjten”.
Një ide që mund të duket interesante, por e pamundur për t’u realizuar për shkak të kalendarit.
Në fakt, çdo skuadër do të duhej të luante 76 ndeshje në harkun e një sezoni: 38 në kampionatin e menduar nga De Laurentiis dhe 38 të tjera për kampionatet kombëtarë.
Për këtë arsye, kjo ide duket se do të mbetet e tillë.