Një ndeshje mjaft e luftuar është zhvilluar midis Burrelit dhe Kastriotit. Të dyja skuadrat kishin të njëjtin objektiv, marrjen e tri pikëve. Pjesa e parë, nuk prodhon gola dhe pse të dyja skuadrat u munduan për të zhbllokuar ndeshjen.
Ne te dyten, ne një goditje standarde e ekzekutuar nga Dedgjonaj, gjen të lirë sulmuesin Farruku i cili shikon të lirë mbrojtësin Fetaj dhe shërben për këtë të fundit, që pa u menduar dy herë godet fluturimthi duke shënuar një gol të buku, gol i cili i dha fitoren Burrelit.
Ditmar Bicaj, trajneri i Burrelit, u shpreh se kjo fitore padyshim që e kënaq dhe se ekipi i drejtuar prej tij po tregon maturi, përkushtim dhe mbi të gjitha luftë sportive nga secili lojtar. “Një ndeshje shumë e dyluftuar nga të dy ekipet.
Ia dolëm të merrnin këtë rezultat pozitiv falë edhe mbrojtësit Fetaj, i cili u tregua i vëmendshëm në atë goditje standarde. Çelësi i suksesit është harmonia në grup, përkushtimi i të gjithëve dhe maturia, që secili lojtar po tregon ndeshje pas ndeshje”, u shpreh pas ndeshjes trajneri i Burrelit. Këta të fundit do të luajnë ndeshjen e radhës kundër Lushnjës në transfertë.