kënderbeu e konfirmon veten pretendent për të luajtur në fund të kampionatit në “Final Four”. Skuadra korçare mposhti 1-0 në shtëpi Erzenin dhe shkon në kuotën e 21 pikëve, aq sa ka grumbulluar Tirana (një ndeshje më pak) dhe katër më shumë se Vllaznia.
Ndeshjen në stadiumin Skënderbeu e vendosi 21-vjeçari nigerian, Ahanonu, në minutën e 30-të. Edhe pse nuk munguan rastet në të dyja portat, rezultati nuk ndryshoi më gjatë pjesës së mbetur të lojës.
Rastet nga te dy ekipet nuk kane munguar, por kane munguar tundjet e rrjetave respektive dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur me fitoren 1-0 te korçareve.
Erzeni mund të rrëshqasë në vendin e parafundit në përfundim të javës së 14-të, nëse Laçi dhe Kukësi i fitojnë takimet respektive.