Nje gol i sulmuesit Ardit Nikaj i ka mjaftuar Vllaznise U19 per te fituar “derbin” ndaj KF Shkodra. Takimi i vlefshem per javen e 25-te te kampionatit te kesaj grupmoshe eshte luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit.

Gjate gjithe kohes ka qene Vllaznia U19 me kerkuese per fitoren, por i kane munguar rastet, kjo edhe ngaqe terreni i lojes nuk ka qene shume i pershtatshem.

Megjithate edhe KF Shkodra herepashere ka tentuar te rrezikoje porten e Kaçajt, por rastet kane qene te pakta gjate ketij 90 minuteshi.

Kur u duk se ndeshja po shkonte drejt barazimit pa gola, ka ardhur edhe ai i sulmuesit Ardit Nikaj pikerisht ne minuten e 81-te qe vulosi edhe rezultatin perfundimtar 1-0 ne favor te Vllaznia U19.

Me kete fitore ajo ngjitet ne kuoten e 38 pikeve duke qene serish ne vend te pare dhe e shkeputur plot 5 pike nga Partizani dhe Shenkolli qe ndajne vendin e dyte dhe trete me nga 33 dhe 32 pike./SHKODRA-SPORT.COM/