Vllaznia U21 merr nje tjeter fitore ne kampionat, te treten rradhazi duke treguar nje forme shume te mire sportive. Pas atyre ndaj Korabit dhe Teutes, ajo ka fituar diten e sotme edhe ndaj Egnatias. Madje me kete te fundit suksesi ka ardhur ne transferte sepse fitorja eshte arritur ne Rrogozhine, çka e ben edhe me te rendesishem ate.

Takimi eshte luajtur pasditen e sotme dhe eshte vendosur nga goli i shenuar nga futbollisti Ernest Hagrepi qe ne minuten e 28-te te tij. Pas ketij momenti rastet e te dy ekipeve nuk kane munguar, por nuk ka patur gol tjeter dhe gjithçka eshte mbyllur me rezultatin e ngushte 1-0 ne favor te kuqebluve.

21 vjeçaret e Vllaznise duhet thene se nuk kane qene te plote ne kete ndeshje dhe trajneri Edmond Doçi nga ekipi i pare ka patur vetem dy futbolliste, pikerisht Maliqin e Brahimin. Po ashtu ka patur edhe lojtare nga ekipet U19 dhe U18 te Akademise, te cilet kane bere nje paraqitje te mire.

Me fitoren e sotme ekipi shkodran eshte ngjitur ne kuoten e 15 pikeve dhe eshte i pozicionuar ne vendin e trete, nderkohe qe Bylisi i vendit te dyte ka po aq pike, por me nje ndeshje me pak te luajtur. Renditja kryesohet nga Apolonia e cila ka arritur te grumbulloje 22 pike, por ka nje ndeshje me shume te luajtur sesa Vllaznia U21./www.shkodrasport.com/


EGNATIA U21- VLLAZNIA U21 0-1

Shenues: Hagrepi ’28

VLLAZNIA U21: Bunjaj, Brahimi, Rroku, Çezma, Hoxha, Kaçaj, Gallube, Agraja, Doçaj, Maliqi, Hagrepi. Trajner Edmond Doçi. U aktivizuan edhe Kraja, Ymeraj e Hotaj.