Tjeter fitore ne kampionat, kete here ndaj ekipit kryesues- Internacional dhe tashme te dy skuadrat udheheqin tabelen e renditjes me pike te barabarta pas javes se 14-te te tij.
Ndeshja e sotme ne mes ketyre dy ekipeve e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” eshte shoqeruar nga nje rivalitet i forte, megjithate ne fund kane qene shkodranet qe kane triumfuar me rezultatin e ngushte 1-0.
Goli i vetem i ketij takimi eshte shenuar nga futbollisti Riad Fangaj me 11-metersh qe ne minuten e 19-te te ndeshjes. Me pas, te dy ekipet kane patur raste por pa arritur dot te shenojne serish.
Ekipi i Internacionalit qe nga minuta e 35-te ka luajtur me nje futbollist me pak sepse gjyqtari ka nxjerre me te kuqe futbollistin Bode. Pavaresisht ketij fakti, ndeshja ka qene e hapur deri ne vershellimin perfundimtare te arbitrit.
Perfundimisht 1-0 per Vllaznia U15 qe eshte ngjitur ne kuoten e 35 pikeve dhe ndan vendin e pare bashke me Internacional qe ne fakt ka golaverazh me te mire./SHKODRA-SPORT.COM/