Ka mjaftuar goli i mbrojtesit Flori Spahija dhe Vllaznia U21 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, te gjashten rradhazi. E sotmja eshte arritur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe kuqeblute e trajnerit Elvis Plori kane triumfuar me rezultatin e ngushte 1-0.
Gjithçka eshte vendosur shume shpejt, qe ne minuten e 16-te kur mbrojtesi qe eshte edhe pjese e ekipit te pare te Vllaznise, ka qene ne zonen e te kuqve dhe e ka derguar topin ne rrjete.
Me pas, pavaresisht perpjekjeve te te dy ekipeve nuk ka patur gol tjeter. Vllaznia U21 ne kete menyre ka marre nje tjeter fitore. Kjo e sotmja ne fakt ka qene nje ndeshje e prapambetur e javes se 10-te te kampionatit.
Tashme edhe faza e dyte eshte mbyllur dhe Vllaznia ne perfundim te saj eshte e pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes me 40 pike te grumbulluara, nderkohe qe kryeson renditjen Bylis me 42 pike. Keto dy ekipe pritet te jene ne gare me njeri- tjetrin deri ne fund per titullin kampion./SHKODRA-SPORT.COM/
VLLAZNIA U21- PARTIZANI U21 1-0
Shenues: Spahija ’16
VLLAZNIA U16: Shkoza, Peku, Paloka, Pusi, Spahija, Shimaj, Bizi, Dulaj, Delaj, Pjeshka, Musaraj. Trajner: Elis Dervishaj. U aktivizuan edhe Xhilaj, Maliqi, Shpuza e Bushaj.