Nje fitore e veshtire, me vetem nje gol te shenuar por qe i ka mjaftuar Beselidhjes per te marre nje trepikesh me shume vlere ne sfiden ndaj Naftetarit dhe tashme ajo e sheh veten serish ne vendin e dyte te renditjes.
Loja eshte kontrolluar pergjate 90 minutave nga futbollistet vendas, por goli ka vonuar “te dale ne drite”. Pjesa e pare si rrjedhoje do te mbyllej ne shifrat e barabarta. Kjo gje e detyroi trajneri Dalipi qe me fillimin e pjeses se dyte te bente levizjet e para ne formacion dhe ne fakt njera prej tyre dha rezultatin e prishem.
Ka qene pikerisht futbollisti Ilvi Allamani i futur ne loje ne minuten e 66-te ne vend te Napolon Markut, i cili 10 minuta me vone do te arrinte ta dergonte topin ne rrjeten e portes kundershtare duke shenuar nje gol me shume vlere, ate qe do t’i jepte skuadres se Beselidhjes fitoren 1-0 te kesaj ndeshje.
Pas javes se tete te kampionatit, Beselidhja tashme ka arritur te shkoje ne kuoten e 17 pikeve dhe eshte e pozicionuar ne vendin e dyte te renditjes, vetem 3 pike me pak sesa Luzi qe e kryeson ate./www.shkodrasport.com/
BESELIDHJA- NAFETTARI 1-0
(Allamani ’76)
BESELIDHJA: Hoxha, Alcani, Ruqi, K.Dibra, Elbasani, Dedaj, D. Marku, Vukaj, Tatej, Kaceli, N. Marku. Trajner Edmond Dalipi. U aktivizuan edhe Kovaçi, Allamani, Gjergji e Gjoka.