Goli i sulmuesit Jurgen Gjini qe ne pjesen e pare i ka mjaftuar Terbunit per te fituar me rezultatin 1-0 ndaj Murlanit ne ndeshjen e vlefshme per javen e 7-te te kampionatit, e cila u luajt pasditen e sotme ne fushen sportive te Barbullushit.

Ka qene nje 90 minutesh shume i lufuar nga te dy ekipet, por gjithsesi ka patur vetem nje gol ndonese rastet nuk kane munguar per te dy ekipet. Megjithate ne fund fitoi skuadra e cila tregoi me shume deshire dhe saktesi para porte.

Ky ka qene nje trepikesh me shume vlere per Terbunin qe ngjitet ne kuoten e 13 pikeve dhe tashme eshte i pozicionuar ne vendin e katert ne renditje. Me ndryshimet ne pankine, kane ardhur edhe rezultatet dhe nen drejtimin e trajnerit Sinan Bardhi, pukjanet kane marre 6 pike ne dy ndeshjet e fundit.


MURLANI- TERBUNI 0-1

Shenues: Jurgen Gjini ’22

MURLANI: Bici, Henrique, Jordan, Barros, Hila, Zere, Nika, Zachini, D. Çokaj, Djepaxhia, Hasaj. Trajner Vahedin Pepaj. U aktivizua edhe Keshtejaku.

TERBUNI: Shkoza, Hoxhaj, Temja, Bushaj, Xhakaj, Lani, Laçeja, Bizi, Kaçubela, Obando, Gjini. Trajner Sinan Bardhi. U aktivizuan edhe Troshani, Tabaku, Vecaj, Pali e Qerpiku.