Nje gol i sulmuesit Klajti Halili i ka mjaftuar Vllaznia U19 per te mundur rivalen e saj kryesore- Partizanin ne shifrat 1-0, ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

18 vjeçari Halili pikerisht ne minuten e 41-te, ka marre nje top te bukur nga Zaganjorie, e ka kontrolluar mire ate dhe ka arritur te gjuaje siç duhet, duket e derguar ne rrjete.

Ne pjesen e dyte, Partizani u hodh ne sulm, por pa arritur dot te barazoje. Kjo edhe per shkak te formes se mire te mbrojtjes kuqeblu me ne krye kapitenin Gabriel Rroku dhe po ashtu edhe me portierin Fabian Lekaj ne krye te detyres.

Perfundimisht 1-0 per Vllaznia U19 qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 32 pikeve, duke qene e vetme ne krye te renditjes dhe e shkeputur me 5 pike nga Partizani i cili me kete humbje zbret ne te tretin me 27 pike, nderkohe qe ne te dytin eshte ngjitur Skenderbeu me 28 pike./SHKODRA-SPORT.COM/