Vllaznia ka fituar me rezultatin 1-0 ndeshjen miqesore ndaj Burrelit, e cila u luajt pasditen e sotme ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres. Fatin e kesaj miqesoreje e ka vendosur nje gol i shenuar nga mesfushori Kliti Qato ne pjesen e dyte te saj.

Skuadra shkodrane e ka nisur lojen me Qarrin ne porte nderkohe qe ne repartin e mbrojtjes kane luajtur Gurishta nga e djathta dhe Yago nga e majta, ndersa ne qender ka qene dyshja Pusi- Juriç. Ne mesfushe kane luajtur Krymi, Deliu dhe Kahrimanoviç nderkohe qe treshja e sulmit ka qene e perbere nga Dodaj, Mala e Balaj.

Pjesa e pare, pavaresisht rasteve te shumta te krijuara nga skuadra shkodrane, nuk ka dhuruar gol dhe si rrjedhoje ky 45 minutesh eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.

Ne pjesen e dyte trajneri Brdariç ka aktivizuar edhe lojtare te tjere dhe pikerisht njeri prej tyre, Klinti Qato ka zhbllokuar shifrat ne minuten e 72-te pas ekzekutimit te nje goditje denimi. Pavaresisht rasteve te tjera, gjithçka eshte mbyllur me kete gol dhe rezultati perfundimtar i takimit ka qene 1-0 per Vllaznine./www.shkodrasport.com/