Sukseset për ekipet e Akademisë Vllaznia vazhdojnë. Pas ekipit të 17 vjeçarëve, edhe ai i 19 vjeçarëve ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Por duhet thënë se ky kualifikim nuk ka qenë aspak i lehtë.

Ai ka ardhur vetëm në minutat e fundit të ndeshjes, falë golit të shënuar nga mbrojtësi Serjan Repaj. Me këtë gol, Vllaznia U19 ka fituar 1-0 ndaj ekipit të Akademisë së Futbollit dhe kalon në turin tjetër. Ndeshja ka qenë e fortë dhe kryeqytetasit kanë mundur t’u rezistojnë kuqebluve deri në fund.

Rastet e krijuara gjatë gjithë lojës, nuk janë konkretizuar dot nga sulmuesit dhe duhej një mbrojtës si Repaj që të bënte atë që duhej, të shënonte në minutën e 87-të dhe ta kalonte skuadrën e tij në turin tjetër.

Në këtë mënyrë, të dy ekipet e Akademisë Vllaznia janë kualifikuar për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe tashmë u duhet të presin hedhjen e shortit për të mësuar kundërshtarët e tyre.
© shkodrasport.com