Ka mjaftuar vetem nje gol i shenuar ne fundin e pjeses se pare nga Uendi Vecaj dhe Terbuni ka marre nje fitore me vlere ne transferten e veshtire te Koplikut ndaj Terbunit vendas, me te cilen ka “blinduar” vendin e katert ne renditje.

Duhet thene se ka qene nje takim i pritur me interes nga te dy ekipet te cilet i ndante nje diference prej tre pikesh ne klasifikim dhe pikerisht per kete arsye u mendua se vendasit do te kishin me shume deshire per te tentuar fitoren dhe per t’u barazuar me pike me pukjanet.

Megjithate deshira e futbollisteve te Veleçikut nuk mjaftoi sepse ne fushe vendosi cilesia e Uendi Vecajt. Goli i shenuar prej tij ne minuten e 44-te ka qene i vetmi dhe ai qe percaktoi fatin e ketij takimi te luajtur pasditen e djeshme ne fushen sportive te “Vellezerve Duli” ne Koplik.

Ne pjesen e dyte, Veleçiku provoi me te gjitha menyrat qe ta barazonte rezultatin dhe ne fakt i pati disa raste, por qe nuk u konkretizuan nga lojtaret e tij dhe si rrjedhoje i gjithe takimi u mbyll me fitoren e Terbunit me rezultatin e ngushte 1-0.

Pas javes se 15-te te kampionatit pukjanet tashme kane 27 pike duke qene te pozicionuar ne vendin e katert te cilin duket se e kane siguruar tashme sepse nuk mund te ngjiten as me lart (Ilira e vendit te trete ka 36 pike) dhe as te zbresin me poshte (Beselidhja e vendit te peste ka 23 pike) dhe ne kete menyre duhet te fillojne te mendojne per fazen play-off.(www.shkodrasport.com)