Laçi ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme sot ndaj Kastriotit, duke lënë vendin e fundit të klasifikim që mbante prej disa javësh. Skuadra e Vukiçeviç ka mposhtur Kastriotin duke komplikuar disi situatën e krutanëve të cilët në fushën e tyre kishin qenë gjithmonë shumë kërcënues në këtë sezon.
Gjithçka është zgjidhur me një gol të shpejtë të Ujkës e më pas kurbinasit kanë administruar avantazhin, duke përfituar nga ndërprerjet e vazhdueshme të lojës për shkak të faulleve të shumta të cilat ulën ndjeshëm ritmin e sfidës.
Goli ka ardhur ne minuten e 15-te. Kurbinasit shënojnë pas një skeme në goditje nga këndi që e provojnë gjithmonë. Këtë herë është Ujka i cili gjuan nga jashtë zonës dhe mposht Salin.
KASTRIOTI- EGNATIA 0-1
KASTRIOTI – Sali; Kodra, Stojanoviç, A. Selmani, Rami; Greca, Onanuga, Karakaçi; Zogaj, Morbek, Çela. Trajner: Emiljano Çela.
LAÇI – Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Turkaj, Ziko; Cucin, Borisjuk, Ujka, Manellari; Mazrekaj, Adeleke Akiniemi. Trajner: Dejan Vukiçeviç.