Bylisi ka fituar 1-0 derbin e mbijetesës përballë Teutës. Një gol i Malomos në pjesën e dytë ka vulosur fatin e sfidës, që u transmetua drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar dhe kanë munguar rastet për shënim në të dyja kampet. Si Bylisi edhe Teuta ndjejnë presionin e pikëve, prandaj nuk hidhen në aventura.
Vendasit nisin me gol pjesën e dytë. Malomo dërgon topin në rrjetë dhe kalon në avantazh skuadrën mallakstriote. Teuta mundohet të reagojë në minutat e mbetura, por pa arritur të evitojë humbjen.
Bylisi merr tre pikë të arta përballë një rivali direkt dhe ngjitet në kuotën e 31 pikëve, ndërsa Teuta mbetet në kuotën e 28 pikëve.