Elbasani mposht Laçin në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Një autogol i Shabanit në pjesën e parë, vendosi gjithçka në këtë takim të vlefshëm për javën e 31-të të Kategorisë Superiore.

Verdheblutë pozicionohen në vendin e pestë të klasifikimit me 4 pikë larg Partizanit që ka një ndeshje më pak. Laçi nga ana tjetër tashmë vë në rrezik qëndrimin në Superiore pasi vendi i tetë i Tiranës është vetëm dy pikë larg.

LAÇI 0-1 ELBASANI

37′ Shabani (autogol)

Laçi: Molla; Mjaki, Lleshi, Kristian, Opeh, Prodani, Shabani, Manellari, Tresa, Traore, Bullari

Trajner: Françesko Moriero

Elbasani: Totoshi; Olberkis, Qaqi, Hakaj, Lila, A. Kasa, Lukili, Dros, Ze Gomesh, Qose, Lajthia

Trajner: Ivan Gvozdenoviç