Nje gabim i vetem i ka kushtuar Vllaznise duke humbur ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne ‘Selman Stermasi’ ndaj Partizanit. Mbrojtesi Bitri ne minuten e 62-te ka shfrytezuar nje top te mbetur ne zone shkodrane nga nje goditje kendi dhe e ka derguar ne rrjete.

Të kuqtë, të demoralizuar nga tri humbjet e fundit, e kanë pasur të vështirë në pjesën e parë. Shto edhe terrenin e rënduar, pjesa e parë nuk kishte gola në “Selman Stërmasi”.

Megjithatë, në minutën e 62-të Bitri do të zhbllokonte shifrat. Një gol që do të rezultonte vendimtar për fatet e takimit, pasi më pas edhe ritmi ka rënë ndjeshëm.

Para ketij goli ne fakt, Lika dhe Shtubina ne nje moment duhej te kishin shenuar dhe kaluar ne avantazh Vllaznine por ata nuk e bene kete gje dhe e realizuan me pas te kuqte.

Por edhe pas golit te Partizanit rastet nuk kane munguar. Çinari ne nje moment mund te kishte dyfishuar shifrat per te kuqte por edhe Wenderson mund te kishte barazuar per Vllaznine ne minutat e fundit.

Perfundimisht 1-0 per Partizanin qe rikthehet tek fitorja pas tre javesh mungese nderkohe qe Vllaznia peson humbjen e dyte ne transferte dhe mbetet ne kuoten e 23 pikeve ne vendin e shtate te renditjes.
www.shkodrasport.com