Nga Maringlen ZHIVANI

Vllaznia U-19 ka pësuar humbjen e rradhës në kampionat. Në përballjen e kësaj jave, futbollistët kuqeblu të drejtuar nga trajneri Elvis Plori dhe ndihmësi i tij, Ylad Pirani kanë humbur, duke u mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0 nga Laçi.

Ballafaqimi në fjalë, i luajtur në aneksin e stadiumit të Laçit, foli më tepër për skuadrën kurbinase, e cila kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë me anë të futbollistit Konate.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë u munduan të reagojnë në kërkim të golit të barazimit, por i gjithë takimi u fiksua me rezultatin 1-0 në favor të bardhezinjve. Pas kësaj humbje, Vllaznia U-19 renditet në vendin e gjashtë në tabelën e klasifikimit, duke mbetur në kuotën e 12-pikëve.


U-19: Laçi-Vllaznia 1-0

Formacioni i Vllaznia U-19: Lujkaj, Marashi, Gërbeti, Delaj, Selmani, Shimaj, Çelepija, Kubazi, Kapllanaj, Ara, Halili (u aktivizuan:
Lesha, Doçaj, Çezma) Tr: Elvis Plori