Iliria është shpallur sot kampione e Kategorisë së Dytë, pasi ka mundur me shifrat 1-0 në finale skuadrën e Luftëtarit.
Përballja mes fituesve të dy grupeve të Kategorisë së Dytë, ka qenë shumë e luftuar dhe skuadrat kanë bërë një lojë të fortë gjatë gjithë takimit. Por sfida është vendosur në minutat shtesë të saj, kur S. Selmani me kokë mposhti portierin e gjirokastritëve dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes e i dha ekipit të Fushë Krujës trofeun e kampionit.
ILIRIA 1-0 LUFTËTARI
90’+2′ S. Selmani
Goli i S. Selmanit (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
ILIRIA: Xhika; Kallaku, Vidal Monteza, Stafa, B. Selmani, Kaçubela, Veriu, Koleci, Guedes Dos Santos, S. Selmani, A. Selmani
Trajner: Dritan Smajlaj
LUFTËTARI: Ribeiro Barbos; Çulli, Gomes Dos Santos, Puci, Tuni, Ramadani, Mirani, Vucaj, Mërkuri, Mukoj, Diamanti
Trajner: Besmir Shabani