Egnatia ia ka dalë të triumfojë 1-0 ndaj Skënderbeut. Një fitore shumë e rëndësishme për rrogozhinasit në shtëpinë e tyre ndaj në rivali të vështirë si korçarët.t

Golin vendimtarë të këtij takimi e shënoi Regi Lushkja në minutën e 50-të, ku shndërroi në gol një penallti të fituar nga kampionët. Një lojë e luftuar mes dy edkipeve, teksa nuk munguan edhe ndërhyrjet e ashpëra. Albi Doka bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj Ndrecës dhe Lata e nxori me karton të kuq në minutën e 58-të.

Ernest Gjoka kështu merr humbjen e parë në krye të Skënderbeut, me korçarët që vazhdojnë të enden në fundin e klasifikimit. Pas kësaj fitoreje Egnatia shkon në kuotën e 30 pikëve dhe i merr vendin e parë Partizanit.

EGNATIA – SKËNDERBEU 1 – 0

(Lushkja 50′)