Ka mjaftuar vetem nje gol dhe KF Shiroka ka marre nje fitore me vlere ne transferte ndaj ekipit te UET, sfide kjo e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.
Ne fakt ka qene nje ndeshje shume e tensionuar brenda dhe jashte fushe dhe kete e tregon me se miri edhe numri i madh i kartoneve te akorduar nga arbitri i takimit, 10 te verdhe 3 te kuq.
Pikerisht si rrjedhoje edhe e ketij tensioni, futbollistet e KF Shiroka e paten te veshtire te dalin ne lojen e tyre dhe megjithe rastet e krijuara, pjesa e pare eshte mbyllur me rrjeta te paprekura, pra 0-0.
Ne te dyten presionii i ekipit shkodran u shtua por duhej te vinte minuta e 69-te per te dale ne drite goli i shumepritur. Pas nje rremuje ne hyrjen e zones se UET, topi ka shkuar ne kembet e Nwakwudo i cili ka gjuajtur sakte duke e mposhtur portierin vendas.
Pas ketij goli do te kishte tre kartona te kuq, ku do te ndeshkoheshin Konomi per UET si dhe Kodra dhe trajneri portiereve Celufaj per Shiroken. Megjithate e rendesishme ishte fitorja dhe marrja e tre pikeve ne kete perballje. Pas javes se 10-te te kampionatit, ekipi shkodran tashme ka 19 pike.
Ai eshte i pozicionuar ne vendin e trete te renditjes, ku perpara saj jane Eagle ne vendin e dyte me 22 pike si dhe Partizani B ne vendin e pare me 23 pike.(www.shkodrasport.com)