Vishet bardheblu kryeqyteti. Tirana fiton 2-0 derbin kundër Partizanit falë një dygolëshi të Xhixhës. Sulmuesi bardheblu ka qenë padiskutim protagonisti i sfidës, pasi ka humbur një penallti dhe më pas ka shënuar 2 gola njëri më i bukur se tjetri. Tirana ka luajtur për më shumë se 50 minuta me një lojtar më pak sepse Lulaj mori karton të kuq.

25’ Mrekulli e Rexhepit! Portieri i Partizanit pret penalltinë e gjuajtur nga Xhixha.

37’ Karton i kuq për Lulajn. Mbrojtësi ndalon Skukën në kufijtë e zonës teksa po nisej drejt portës. Xhaja bën shenjë që loja të vazhdojë dhe vetëm pasi topi del jashtë, një minutë më vonë, shkon të shohë pamjet me VAR. Pas verifikimit të pamjeve, ai i nxjerr kartonin lojtarit të bardhebluve si i fundit në momentin e aksionit.

45’+1’ GOOOL TIRANA! Shënon Xhixha pas një kundërsulmi perfekt dhe një dalje të gabuar të Rexhepit.

68’ GOOOL TIRANA! Përsëri Xhixha i cili me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.

PARTIZANI-TIRANA 0-2

45’+1′, 68′ Xhixha

PARTIZANI: Rexhepi, Buxhelaj, Sota, Bitri, Hadroj, Rrapaj, Matondo, Murataj, Da Silva, Hoti, Skuka. Trajner: Xh. Kolela

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Behiratçe, Lulaj, Ismajlgeci, Aleksi, Deliu, Hasani, Kallaku, Xhixha, Patrik. Trajner: O. Shehi

Gjyqtar: Juxhin Xhaja