Me ne fund ka ardhur momenti i shumepritur edhe per te. Mjeku i njohur sportiv shkodran Zyhdi Çoba eshte nderuar me titullin e larte “Mjeshter i Madh” nga Presidenti i Republikes, z. Ilir Meta.
Ai ka qene pjese e dekorimit te gjashte mjekeve te njohur sportiv te cilet i kane kushtuar jeten e tyre kesaj fushe duke dhene nje kontribut te jashtezakonshem ne zhvillimin e tij.
Padyshim qe mjeku Çoba e ka merituar nje nderim te tille sepse ka 63 vjet qe jep kontribut per sportin dhe nuk ka nder mend te ndalet asnjehere.
Motivacioni i Presidentit te Republikes ne titullin e akorduar per te eshte ky: “Z. Zyhdi Çoba “Në shenjë vlerësimi për kontributin e çmuar në mjekësinë sportive, si mjek me skuadrën e futbollit ‘Vllaznia’ dhe Ekipit Kombëtar. I dalluar për profesionalizmin e tij në dobi të rritjes dhe përmirësimit të shëndetit të sportistëve cilësorë”;