eDHE pse futbolli kosovar tash është pranuar në UEFA dhe FIFA, gjendja e disa klubeve vazhdon që të jetë e rëndë sa i përket aspektit financiar dhe organizmit.

Futbollistët kosovarë vazhdojnë që të përballem me kushte të mjerueshme, raporton Insporti.com.

Futbollistët e Ferizajt, skuadra e juniorëve nuk kishte transport për ndeshjen e fundit me Gjilanin.

Ata kanë kërkuar ndihmën e prindërve për t’i dërguar në ndeshje.

“Gjendja e ekipit KF FERIZAJ/Juniorët para ndeshjes kampionale te fundit si mysafir me KF GJILANI nuk ka Transport, por presim ndihmën e prindërve”, shkruhet në faqen e klubit.