Këtë javë mund të keni mallkuar shumë ekipe, që mund t’ju kenë lënë nëpër skedina, por e kundërta ka ndodhur në Mançester.
Një qytetar anglez ka arritur të fitojë plot 61.482 paund në një skedinë të vetme, për të cilën ka paguar vetëm 50 pikë (gjysmë paundi).
Ai ka parashikuar saktë 17 ndeshje, nga të cilat 4 ndeshje i ka “kapur” në 10 minutat e fundit, përfshirë edhe fitoren e Aldershotit, që erdhi në minutën e 92.
Në një intervistë për shtypin vendës, fituesi i kësaj skedine është përgjigjur me të qeshur: “Nuk e kuptoj pse nuk e plotësova 1 paund fiks.”
Më poshtë po ju listojmë ndeshjet që ai ka parashikuar saktë:
Aston Vila-Preston (Gol/Gol)
Brentford-Birmingham (1)
Barnsley – Burton Albion (Gol/Gol)
Middlesbrough – Hull (1)
Miluoll- Shefild Unsdej(Gol/Gol)
Shefield Junajtid – QPR (1)
Bolton – Sandërlend (1)
Barnet – Karlise (Gol/Gol)
Nottingham Forest – Reading (Gol/Gol)
Flitvud Taun – Portsmouth (Gol/Gol)
Shreusburi – Gillingham (Gol/Gol)
Kembrixh – Nots Kounti (1)
Barnet – Carlisle Utd (Gol/Gol)
Kreue – Ekseter (2)
Aldershot – Bromley (Gol/Gol)
Barrou v Gateshead (X)
Bajern Mynih – Beshiktash (1)
Man Siti U19 – Inter U19 (X)