Më mirë vonë sesa kurrë. Kjo është shprehja tipike për Henrik Mkitarianin, që arriti të fitonte titullin kampion në Itali në moshën 35-vjeçare. “E kam pritur shumë këtë titull kampion dhe është një trofe i çmuar.
Jam shumë i lumtur sepse jo të gjithë arrijnë ta fitojnë 35 vjeç. Por unë nuk do të ndalem këtu. Për një lojtar të moshës time është e vështirë të luash. Unë kërkoj të pushoj mirë, të stërvitem dhe të jap maksimumin. Fitorja e titullit kampion ishte diçka e jashtëzakonshme që do të mbetet në historinë e këtij klubi. Ne dominuam totalisht gjithçka nga fillimi i sezonit deri në fund”, ishin fjalët e armenit.
OBJEKTIVAT- “Objektivi dhe ëndrra ime e fëmijërisë ishte që një ditë të luaja me Arsenalin në nivel profesionist. Ia dola. Kam 2 vite kontratë me Interin.
Të shohim nëse mund të luaj deri në atë moment apo të vazhdoj diku tjetër. Arabia Saudite është duke afruar lojtarë shumë të rëndësishëm. Dashuria që po tregojnë për futbollin është shumë e rëndësishme. Unë e kam dashuruar këtë sport jo për para. Ajo portë për mua është e mbyllur. Nuk e diskutoj fare. Nuk shkoj atje. Deri sa të kem forcë do të qëndroj në nivele të larta”.
ARMENIA- “Unë nuk shoh shumë kampionatin armen, por vetëm kur kam kohë. Jam tifoz i Puniek sepse karriera ime ka nisur aty. Po kalojnë momente të vështira. Sa i përket tim biri, do të vendosë ai nëse do të bëhet futbollist apo jo. Unë nuk do ta detyroj. Kur nisi stërvitjet e para e bëri me dëshirën e tij dhe jo me këmbënguljen time. Të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen.