Shoqata e Lojtarëve të Mayor League Soccer (MLSPA) ka lëshuar përditësimin e pagave për vitin 2023, duke paraqitur informacione për pagat për të gjithë lojtarët e MLS nën kontratë që nga 15 shtatori 2023.Përditësimi i listës së pagave ka bërë që në MLS të ketë një lojtar të ri me pagën më të lartë.

Padyshim se ai është superylli i Inter Miamit, Lionel Messi, i cili zyrtarisht iu bashkua klubit në mes të korrikut pas largimit nga Paris Saint-Germain.

Udhëzuesi i MLSPA përmban pagën bazë vjetore aktuale të lojtarëve dhe kompensimin e tyre mesatar vjetor të garantuar.
Messi ka një pagë prej 19.3 milionë euro në sezon në vendin e parë, Lorenzo Insigne renditet i dyti me një pagë prej 14.6 milionë eurosh, ndërsa ‘top 3’ e kompleton ylli shqiptar i Chicago Fire, Xherdan Shaqiri me pagë prej 7.7 milionë eurosh.

Në dhjetëshen e më të paguarve gjendet edhe Chicharito, Federico Bernardeschi, Sebastian Driussi, Hector Herrera, Douglas Costa, Christian Benteke dhe Josef Martinez.

Më poshtë keni dhjetëshen e lojtarëve më të paguar në MLS për 2023: /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/CylA-8iINrr/?utm_source=ig_web_copy_link