Prej disa vitesh kanë qenë në qendër të vëmendjes. Njëra modele e lindur në Shkodër por që jeton prej vitesh në Itali ndërsa tjetri, futbollist i lindur në Maqedoni dhe i rritur në Zvicër. Fotot e tyre, lajmet që kanë qarkulluar rreth këtij çifti, kanë bërë jo pak bujë. Por ndërkohë sot ka dalë një lajm jo i mirë. Bashkëshorti ka nisur procedurat për ndarjen nga bashkëshortja e tij. Bëhet fjalë për futbollistin e kombëtares zviceriane Blerim Xhemaili dhe modelen me origjinë nga Shkodra Erjon Sulejmani. Në këtë mënyrë, ka përfunduar ashtu sikurse nuk duhej të kishte mbaruar, historia e dashurisë dhe martesa mes tyre.

Gjithçka zyrtare, me avokatë dhe kërcënime të drejtash, për shkak se futbollisti është ngopur duke parë se si i shfrytëzohet emri nga bashkëshortja, e cila i dëmtonte nderin dhe imazhin, duke përfituar nga fama e të shoqit për të përfituar publicitet dhe përfitime personale. Kështu, ish-futbollisti i Napolit dhe Bologna u detyrua t’i drejtohet procedurave formale për të kërkuar që gjithçka të përfundojë. Pas një sërë tentativash për të gjetur një zgjidhje me mënyrat e mira, natyrshëm mesfushori i Zvicrës nuk mundi të bëjë tjetër, veçse të besojë vullnetin e tij te avokatët. “Avokatja Daniela Missaglia, në emër dhe për llogari të Blerim Dzemaili, komunikon se i asistuari i saj ka nisur praktikën për ndarjen ligjore nga bashkëshortja, zonja Erjona Sulejmani, përballë një krize të vijueshme. Në këtë fazë delikate, Blerim Dzemaili ndalon rreptësisht përdorimin nga ana e të shoqes, të mbiemrit Dzemaili, në fushën e saj si modele dhe prezantuese”, citon njoftimi zyrtar nga studio ligjore.

“Gjithashtu, saktësohet dhe preçizohet, që aty ku ajo përdor çështje personale dhe private, duhet të mbeten të tilla, duke e detyruar të veprojë në respekt të nderit dhe privatësisë së atij dhe të djalit”, përfundon komunikata. Erjona Sulejmani ishte njëra prej bashkëshorteve të futbollistëve që u kontaktua nga produksioni dhe u përfshi mes protagonisteve të programit “Capitane”, në transmetim te Spike. Programi tregon jetën luksoze të të fejuarave ose bashkëshorteve të futbollistëve dhe detaje plot gossip dhe sekrete në lidhje me jetën e tyre në çift. Kujtojmë se ato të dy u martuan në korrikun e vitit 2015 dhe kanë bërë plot 3 ceremoni martese. Të parën në Shkodër, në vendlindjen e Erjonës. Dasma është bërë pikërisht në lokalin “Iliria” në rrëzë të malit të Taraboshit, të dytën në Tetovë dhe të tretën në Shkup. Por tashmë gjërat po shkojnë në mënyrën jo të duhur dhe një divorc i tillë sigurisht që nuk gëzon askënd sepse ata të krijojnë përshtypjen e një çifti ideal.

© shkodrasport.com