Çdo ditë e më shumë po shtohen njerëzit e medias të cilët dalin hapur në mbështetje të ekipeve të tyre të zemrës. Edhe në Shqipëri kështu po ndodh dhe madje ka raste kur gazetarët, komentatorët apo prezantuesit e shfaqin hapur simpatinë për një ekip edhe gjatë punës së saj.

Për fat të keq, në median sportive të kryeqytetit kemi pak figura që “i dalin për Zot” Vllaznisë. Dikur ishte Marina Vjollca që e shfaqte hapur dëshirën e saj për të bërë tifo për Vllazninë.

Ndërkohë tashmë ka dalë në skenë një tjetër moderatore sportive shkodrane, Lei Kraja. Ajo në çdo moment që mundet, në “Supersport” dhe jo vetëm, e tregon qartë se është tifoze me Vllazninë.

E ka bërë këtë gjë edhe tre ditë më parë kur në Shkodër luhej “finalja e mbijetesës” ndaj Besëlidhjes, kur ajo ndërkohë bëhej gati për intervista në “Air Albania” për finalen e Kupës së Shqipërisë, teksa ka postuar një foto duke qeshur, të cilët i ka vënë diçiturën: “Gëzimi i dy golave të Vllaznisë”.
www.shkodrasport.com