Ylli i Real Madridit dhe fituesi i ‘Topit të Artë’, Luka Modriç ka kritikuar ish-shokun e tij të ekipit, Kristiano Ronaldo dhe fenomenin e Barcelonës, Lionel Mesin për mungesën e tyre në ceremoninë e ‘Topit të Artë’.

Ronaldo dhe Mesi kishin dominuar këtë çmim në dekadën e fundit, por Modriç arriti të thyejë hegjemoninë e tyre këtë vit. As Mesi e as Ronaldo nuk u paraqitën për ceremoninë dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak kroatit, që ka folur sot për “Eurosport”:

“Nuk mund të them pse dikush nuk ka marrë pjesë, kjo është zgjedhja e tyre. Kjo është logjike, apo jo? Me aq sa kuptoj unë, trofetë kanë vlerë vetëm kur i marrin ata.

Nuk është e drejtë për kolegët e tyre apo për votuesit që i kanë zgjedhur ata për 10 vitet e fundit”,- përfundoi Modriç./vipsport/