Luka Modriç vazhdon të mahnisë me futbollin e tij. Mesfushori i Realit të Madridit ka qenë protagonist në fitoren 2-0 të dielën pasdite kundër Gironës. modricAi ka shënuar një gol të mrekullueshëm për t’i dhënë epërsinë Realit dhe shtruar rrugën e suksesit. Ai ka folur për mediat e klubit në fund të ndeshjes, duke i bërë një analizë takimit dhe ecurisë së Realit. “E kam thënë shpeshherë se u jam mirënjohës të gjithëve në Madrid. Jam krenar për këta tifozë për dashurinë që tregojnë ndaj meje”, deklaroi fillimisht ai.
GOLI – “Për fat, gjithçka shkoi mirë. E ndalova mirë topin dhe më pas goditja rezultoi perfekte. Nuk mund të them se është goli im më spektakolar, ishte vërtet shumë i bukur. Por të shënosh në ‘Bernabeu’ është gjithnjë e veçantë”.
PIKËT DHE RENDITJA – “Ishte një fitore shumë e rëndësishme. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Kemi luajtur shumë të mirë pas natës së madhe kundër Mançester Sitit në Champions. Nuk është e lehtë të përgatitesh mendërisht pas kaq shumë sforcosh, por ne ia dolëm. E dimë që duhet ta bëjmë çdo ndeshje dhe të vazhdojmë të rritemi si ekip. Një fitore shumë e rëndësishme dhe ne jemi ende në garë”.
MOMENTI I SKUADRËS – “Ndeshjet e fundit tregojnë se po gëzojmë një formë të mirë. Por është ende herët për të folur për trofe. Ky është një moment delikat i sezonit. Shumë gjëra luhen tani, ndaj nuk mund të ulim ritmin. Ne besojmë në aftësitë tona, në kapacitetet tona. Për fat, tani po na kthehen dhe lojtarë të rëndësishëm, grupi po kompletohet. Sepse tani na duhen të gjithë”.