Real Madrid arriti të merrte 3 pikë të vlefshme ndaj Kadizit në “Santiago Bernabeu”. Madrilenëve iu mjaftuan dy golat e shënuar nga Eder Militao dhe Toni Kros.

Pas përfundimit të sfidës, trajneri Karlo Ançeloti dha një prononcim për mediat. Ai komentoi rastin e humbur të Luka Modriç në minutën e 79′ dhe me ironi u shpreh se mesfushori është me fat që është shpallur lista e Kupës së botës për Kroacinë.

Si e komentoni rastin e humbur nga Modriç?

“I thashë se është me fat që tashmë është shpallur lista e skuadrës së Kroacisë për Kupën e Botës (qesh). Çfarë më tha ai pas rastit të humbur? Asgjë, ai ende nuk mund ta besojë! Ai është pak i humbur (qesh).

Teksa kanë mbetur vetëm pak ditë nga fillimi i Botërorit, Ançeloti tregon se për kë do të bëjë tifo.

“Sigurisht që do t’i shikoj ndeshjet. Do të mbështes Brazilin, Kroacinë, Spanjën, Francën, Uruguain, Gjermaninë. Do të bëj tifo për të gjithë lojtarët e mi“, u shpreh tekniku italian.