Dy penalltitë e kërkuar nga Torino në derbin e fundit kundër Juventus vazhdojnë të diskutohen. Për këtë ka folur edhe ish-drejtuesi i bardhezinjve, Luciano Moggi, i cili ka thënë për radion “Crc” se:
“Një penallti ishte e sigurt për Torino-n, nuk ka dyshime. Unë nuk i kam thënë kurrë jo VAR-it, por kam thënë gjithmonë se është një sistem subjektiv, e menaxhuar nga njeriu”.
Moggi ka komentuar edhe deklaratat e presidentit të Torino-s, Urbaino Cairo, i cili ka folur të hënën për një varësi psikologjike të arbitrave ndaj Juventus-it.
“Varësia psikologjike ekziston dhe ka ekzistuar gjithmonë. Ka situata të caktuara ku mendon për varësi psikologjike, sepse nuk mund të ketë shpjegim tjetër”, ka thënë Moggi./telesport/