Mohamed Salah e ka dëshmuar se nuk e ka harruar popullin e tij duke dhuruar 27 mijë funte për bamirësi. Me këtë shumë parash, anësori i Liverpoolit e ka ndihmuar Asosiacionin e Futbollistëve Veteranë të Egjiptit, të cilët kanë nevojë për ndihma si kjo. Këto para do të shpërndahen te 120 familje, shkruan ueb-sajti egjiptian, King Fut. Disa nga këto familje kanë të ardhura mujore prej më pak se 16.65 funte. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Salah bën një gjest të tillë humanitar.
Daily Mail shkruan se Salah së fundmi ka blerë edhe paisje për palestër për t’i ndihmuar futbollistët e rinjë në vendlindjen e tij, Nagrig.