Mohamed Salah po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës dhe këtë e konfirmojnë edhe statistikat e yllit egjiptian të Liverpulit, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij me të kuqtë dhe pritet të largohet në verë. Sot ai shënoi gol dhe dha asist në suksesin 2-0 të Liverpulit ndaj Mançester Sitit, duke shkruar rekorde të tjera në historinë e Premier Ligës.
Salah u bë lojtari i vetëm në historinë e turneut që është përfshirë drejtpërdrejt në 40 apo më shumë gola në më shumë se një sezon, pasi e ka bërë këtë në edicionin 2017-18 (42 – 32 gola, 10 asiste) dhe sezonin aktual (41 – 25 gola, 16 asiste) me Liverpulin.
Goli i tij hapës për Liverpul ishte goli i 16-ti në fushë kundërshtare në Premier Ligë këtë sezon; duke barazuar rekordin për shumicën e golave jashtë fushe në një sezon të vetëm në kompeticion (gjithashtu 16 nga Kevin Filips në 1999-00 dhe Herri Kejn në 2022-23).
Salah gjithashtu është lojtari i parë në historinë e Premier Ligës që shënon dhe asiston në të dyja ndeshjet kundër kampionëve në fuqi në një sezon të vetëm.