Mohamed Salah është bërë lojtari i pestë në historinë e Liverpool që arrin të shënojë 200 gola për klubin. Sulmuesi egjiptiani shënoi sot (e shtunë) golin e barazimit ndaj Crystal Palace në fitoren 1-2 të Liverpoolit.
Me këtë gol, Salah arriti të shkruaj emrin me shkronja të arta në historinë e Reds, duke u bërë lojtari i pestë që arrin shifrën e 200 golave në të gjitha garat.
Goli u bë gjithashtu goli i 150-të i Salah në Ligën Premier. Nga 150 golat në Ligën Premier, 148 gola kanë ardhur me fanellën e Reds dhe dy gola për Chelsean.
Salahut iu deshën 327 ndeshje në të gjitha garat për të shënuar 200 gola me Reds dhe për t’u bashkuar me emrat e disa legjendave të mëdha.
Ian Rush është golashënuesit më i madh në histori me 346 gola, pas tij vjen Roger Hunt me 285 gola, Gordon Hodgson i treti me 241 gola dhe Billy Liddell i katërti me 228 gola. /Telegrafi/