Ish- trajneri I Vllaznisë Mojash Radonjiç që tani drejton ekipin e Llovçen të Cetinjës, pjesmarrës në Superligën malazeze, kërkon të marrë në rradhët e saj sulmuesin 19 vjeçar shkodran Sindrit Guri. Ky I fundit nuk është duke u preferuar shumë nga ana e trajnerit Artan Bushati dhe në kushte të tilla, kërkon ta shfrytëzojë këtë moment për ta marrë tek skuadra e tij. Radonjiç ka qenë present në dy ndeshjet e fundit miqësore të Vllaznisë, atë ndaj Grbalj dhe dje ndaj Mlladostit teksa ka parë që Guri në ndeshjen e parë është aktivizuar pak minuta ndërsa dje asnjë. Në kushte të tilla, ai ka komunikuar me një menaxher që ka lidhje edhe me Vllazninë duke I kërkuar të pyesë drejtuesit e saj nëse dëshirojnë ta lënë të lirë sulmuesin shtatëlartë. Ende nuk dihet përgjigja e tyre megjithatë kjo është një mundësi, aq më tepër që merkatoja në Mal të Zi është e hapur deri më 17 shkurt dhe kjo lëvizje mund të bëhet edhe ditët e ardhshme. Trajneri malazez në fakt që kur ka qenë tek Vllaznia, e kishte pikasur këtë futbollist, atëherë 16 vjeç dhe duket se I ka mbetur merak prandaj kërkon ta ketë sërish në skuadrën e tij të re.
www.shkodrasport.com